Një 43-vjeçare nga Detroiti është e varur nga përtypja dhe konsumimi i qimeve të maces së saj.
Vartësia e Lisas ka filluar që në moshën 15-vjeçare, ndërsa tani han tri toptha me qime të kafshës së saj të preferuar.
Në emisionin “Vartësia ime e çuditshme” që transmetohet në televizionin TLC, Lisa ka treguar se i mbledh nëpër banesë qimet dhe i ha, ndërsa shijen më të mirë, sipas saj, e kanë atëherë kur i shkul direkt nga macja, prandaj nganjëherë i lëpin qimet e maces së saj. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.