Hitleri dhe Frankensteini kandidatë zgjedhorë
Në listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale në Indi janë paraqitur dy emra të pazakontë, Hitleri dhe Frankensteini.Në zgjedhjet për Kuvendin e shtetit indian Meghalaya konkurrojnë 343 kandidatë për 60 vende, ndërsa nga emrat konkurrues kanë tërhequr vëmendje emri i liderit nazist dhe përbindëshit Frankenstein.
Një profesor historie ka thënë se këto emra të çuditshëm kanë mbetur nga qeveria kolonialiste britanike dhe prindërit u vënë emra pasardhësve të tyre duke mos analizuar kuptimin e tyre.
Adolf Lu Hitler-Marak ka thënë se prindërit e tij nuk e kanë ditur se çfarë fshihet pas emrit të tij dhe se përveç mustaqeve nuk ka asgjë të përbashkët me diktatorin nazist.
Krahas Hitlerit dhe Frankensteinit, në listën e kandidatëve gjenden edhe emra të tillë, si Boldness Billykid, Predecessor, Process, Hopingstone Lyngdoh, Hilarious Pochen e Hopeful Bamon. /Telegrafi/