Hollande e përshëndeti me dorë sportisten e verbër, por ajo nuk e pa (Video)
23:13 / 11.09.2012
Presidenti francez, Francois Hollande e ka pritur para-olimpisten e verbër, Asi El Hanun, të cilës i ka thënë se ka përshëndetur me dorë nga tribunat, por ajo nuk e ka vërejtur.
Siç raporton OraInfo, derisa ajo e ka pyetur se ai i ka pëlqyer gara e saj, Hollande i ka thënë: “Jemi të mahnitur. Gruaja dhe unë të kemi përshëndetur nga tribunat, por duket se ju nuk na keni vërejtur”.
Ndërkaq, sportistja ia ka kthyer: “Për fat të keq, nuk ju kam parë”. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.