Humbi 100 kg brenda një viti

21:18 / 1.08.2012
Murat Ildemir nga Yozgati i Turqisë ka arritur të dobësohet për 100 kilogramë me anë të operacionit të stomakut.

“Më parë konsumoja tri pica në drekë, pija tri litra Kola dhe haja një akullore. Kur mbaroja pyesja kamerierin, a ka më?. Më parë vishja rroba të porositura me masën 70, tani masa ime është 31. Tani jam shumë mire”, shprehet 38-vjeçari, i cili ka rënë nga 170 në 70 kilogramë.

Murat, i cili prej një kohe të gjatë jetonte në Gjermani kishte filluar të shëndoshej pas vitit 1995 për shkak të problemeve familjare. Në atë periudhë ai nga 70 kg shkoi në 170 kg. Pasi jeta iu shndërrua në një ferr për shkak të kilogramëve të tepërt, doktorët në Gjermani nuk i dhanë shpresë për operacionin “by pass” të stomakut duke thënë se është i rrezikshëm, por operacionin e vështirë e realizuan vitin e kaluar mjekët e spitalit të universitetit Hacettepe të Ankarasë.

“Pas ndarjes nga bashkëshortja në vitin 1995 fillova të shëndoshesha shumë shpejt dhe nga pesha normale 70 kg arrita në 170 kg. Në vitin 2002 dola në pension dhe u ktheva në Turqi. Në vitin 2003 u martova përsëri, por edhe kjo martesë nuk shkoi gjatë dhe u divorcova. E kisha të vështirë të ecja për shkak të kileve të tepërta. Netëve gërhisja shumë. I kisha humbur të gjitha shpresat dhe nuk dilja nga shtëpia . Gjatë kohës që isha në Gjermani dhe kisha një peshë 130 kg, mjeku nuk më operoi nga frika se do të vdisja nga një ndërhyrje e tillë. Por pas një operacioni të realizuar këtu në Ankara shpëtova dhe u ktheva në normalitet”, citon Start fjalët e Ildemir.

“Më parë haja shumë më tepër. Pas operacionit fillova dietën të cilën e kam ndjekur me përpikëri. Dhashë 100 kg për një vit. Tani jam 70kg. Tani që jam dobësuar dhe ndihem shumë mirë. Nuk mund të ha më si më parë edhe po të dua. Më janë pakësuar dhe shqetësimet që kisha në të ecur. Kur isha i shëndoshë vishja rroba të porositura të një mase 70 ndërsa tani vesh masën 31. Jam shumë i lumtur që po vesh rrobat të cilat i vishja para se të shtoja në peshë. Të gjithë personave që kanë një shqetësim të tillë u sugjeroj të njëjtën mënyrë kurimi”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Shemar Qeni i famshëm
Fotohumori
Qeni i famshëm
16
6
Qeni i famshëm
Video Humori

Guximin jo gjithmonë e përcjell suksesi
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:37 / 19.06.2013

Kanada konfirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur të mërkurën Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente p...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.