I shkon të dashurës dhuratë në pako, por...
Një mashkull romantik për pak sa nuk ka vdekur nga frymëzënia kur është paketuar dhe pakon ia ka dërguar të dashurës – çështja është përkeqësuar kur pakoja është humbur.Hu Seng nga qyteti kinez Chongqing, e ka paguar një kompani që t’ia dërgojë të dashurës së tij, Li Wang, një pako, në të cilin kishte hyrë vet me dëshirën për ta befasuar.
Por, ideja e tij ka mundur të shndërrohet në tragjedi, pasi që korrierët e kanë ngatërruar adresën – dhe në vend se të qëndronte gjysmë ore, ai ka qëndruar tre orë në pako.
Kur ka arritur pakoja në vendin e duhur, Hu veçmë e kishte humbur edhe vetëdijen dhe në skenë është shfaqur ndihma e shpejtë.
“Nuk kam menduar se do të zgjasë kaq shumë. U përpoqa që të bëj një vrimë në karton, por ishte shumë i trashë”, ka deklaruar Hu. /Telegrafi/