Iranianët prodhojnë tepihun më të madh në botë
Tepihu i madh, të cilin e kanë punuar së bashku 1.200 artistë iranianë, tash ka hyrë edhe në librin e rekordeve Guinness, si tepihu më i madh në botë i punuar me duar.Ky tepih është i gjatë 133 metra dhe i gjerë 48 metra, ndërsa e ka dizajnuar artisti iranian, Ali Khaliqi.
Për endjen e tij janë dashur 18 muaj, ndërsa pas përfundimit të punimeve ka peshuar 48 tonelata.
Tepihu në fjalë aktualisht mbulon dyshemenë e xhamisë Sheikh Zayed në Abu Dhabi. /Telegrafi/