Ja si e zuri në tradhëti të fejuarin me internet (Video)
1:08 / 23.02.2013
Marina Voinova nga qyteti Perm i Rusisë ka arritur të zë në tradhti të fejuarin e saj, kur e pa fotografinë e tij në Yandex Panorama, versionin rus të Google Map Street Videë, që ofron pamje 360 shkallë nga e gjithë bota.
Marina e vërejti të fejuarin e saj teksa po ecte i kapur dorë për dore me një femër tjetër, apo me të dashurën e tij të re. Ajo menjëherë kërkoi që të anulonte fejesën e tyre.
Yandex Panorama tregon fytyrat e personave që shfaqen në fotografi, për dallim nga Google Maps që nuk e bën një gjë të tillë. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.