“Alo policia, djali nuk dëshiron të flejë...”

23:59 / 26.12.2012
Policët anekënd botës pranojnë kërkesa të çuditshme për intervenim nga qytetarët. Kështu, policia në Britani të Madhe ka marrë një telefonatë, përmes së cilës babai i një fëmije është ankuar se djali i tij refuzon të shkojë në krevat për të fjetur.

Djaloshi 14-vjeçar ka luajtur me lojëra në kompjuter duke injoruar kërkesën e babait, i cili ka menduar se policia mund t’ia zgjidhë problemin me fëmijën e padëgjueshëm, prandaj e ka sjellë numrin e intervenimit urgjent.

Numri i urgjencës duhet thirrur vetëm në rast të rrezikut të madh dhe nëse dikush është dëshmitar i ndonjë vepre të rëndë penale, siç është vrasja apo të ngjashme.

Megjithatë, ka ndodhur që policia uellsiane të pranojë telefonatë në të cilën një grua është ankuar se restoranti i ka sjellë porosinë e gabuar. Gjithashtu, ka pasur thirrje në të cilat njerëzit kanë pyetur se si duhet të dërgohet me ‘faks’.

Një tjetër telefonatë e një qytetari ka tingëlluar kështu: “Më duhet urgjentisht një stomatolog. Fytyra më është ënjtur qe dy ditë. Shkova te stomatologu në skaj të rrugës, por ishte mbyllur”.

Po ashtu, policët e intervenimit urgjent janë pyetur edhe rreth rezultatit të ndonjë ndeshjeje... /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Amanda Richard Lëshoma serialin
Fotohumori
Lëshoma serialin
30
4
Lëshoma serialin
Video Humori

 
 
Magazina
11:39 / 23.05.2013
Katherine Heigl

Heigl pëlqen jetën në fshat

Katherine Heigl kurrë nuk ka qenë më e lumtur se sa tash që është zhvendosur në Utah me burrin e saj Josh Kelley dhe dy ...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.