“Arrestohet” macja për kontrabandë në burg

20:01 / 5.01.2013

Rojet e burgut në qytetin Arapiraca të Brazilit e kanë kapur një mace, e cila kishte hyrë në burg “për të bërë kontrabandë”.

BBC raporton se në trupin e maces ishin ngjitur gjësende të dedikuara për të burgosurit – mes tyre, një telefon celular, mbushës dhe dëgjuese.

“Është vështirë të mësohet se kush është përgjegjës, pasi që macja nuk flet”, ka deklaruar zëdhënësi i burgut.

Policia ka thënë se të gjithë të burgosurit janë të dyshuar për këtë akt kontrabande dhe se gjësendet kanë mundur të përdoren për arratisje ose komunikim me kriminelët jashtë burgut. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.