“Shteti” me 11 banorë që përdor himnin tonë kombëtar dhe që pohon se e ka njohur Kosovën (Video)

19:05 / 19.12.2012
Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë. Përveç emrit, ka edhe himnin e ngjashëm me atë të Shqipërisë.

Gjithsesi, këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977 ai që e krijoi, Kevin Baugh. Në këtë vit ai shpalli micronation (minikomb), të cilin e quajti më vonë Republika e Molosëve.

Me burime të limituara informatike, Kevin Baugh qeveris duke përdorur si monedha zhetonët e pokerit që quhen Valora. Ajo që të bën më shumë çudi është fakti se Molossia përdor si himn të republikës së tij një version të përpunuar të himnit tonë kombëtar.

Presidenti aktual, Kevin Baugh, drejton vendin me vetëm 11 banorë, është i martuar, ka dy djem dhe Zonjën e Parë, dy mace e tre qen dhe një kalë. Njëkohësisht ai kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Republika e Molosëve ka një Deklaratë, ku thuhet se ajo është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli.

Presidenti i saj, i cili e quan veten edhe mbret, megjithëse ajo është republikë, e shpalli këtë ‘micronation’, e njohur më pas si Republika e Madhe Vuldstein, më 1997. Molossia e konsideron veten si vend mik, megjithëse ajo është shpallur katërmbëdhjetë vjet më pas Republikë e Molossias, që në shqip thirret “Myzeqe”. Emri Myzeqe vjen nga një zonë fushore mjaft e begatë në pjesën perëndimore të bregdetit Adriatik, një fushë e madhe pjellore mes Lushnjës dhe Fierit. Banorët e kësaj zone thirren “myzeqarë”.

Në historinë e toponomastikës shqiptare Myzeqeja zë një vend të rëndësishëm. Unaza e bukurisë në universin e larmishëm të natyrës së kësaj fushe, e cila quhet dhe “hambari i Shqipërisë”, padyshim që është manastiri i Ardenicës, në Kolonjë, Lushnjë, që gjendet në pikën më dominuese të kësaj zone. /Titulli/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Charm Frank Java e modës
Fotohumori
Java e modës
Video Humori

 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.