“Jashtëtokësorët janë mes nesh”
Jashtëtokësorët janë mes nesh, por unë nuk mund ta them numrin e tyre sepse do të ngjallte panik te njerëzit. Kështu ka thënë kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, pa ditur që ende po regjistrohej pas përfundimit të një emisioni në një televizion rus.“Po ua them për herë të parë dhe të fundit, në valixhen me kodet e bombave bërthamore, presidenti ka një dosje me informacion të detajuar lidhur me jashtëtokësorët që kanë vizituar planetin tonë dhe bashkë me të është edhe një dosje tjetër e klasifikuar e shërbimeve sekrete me informacione të detajuar për prezencën e jashtëtokësorëve në territorin tonë”, ka deklaruar ish-presidenti rus duke sqaruar më pas se kodet e armëve bërthamore bashkë me dy dosjet “tepër sekrete” kalohen nga njëri president te tjetri.
Top-Channel raporton se Medvedev nuk është ndalur me kaq por ka vazhduar shakanë e tij: “Është një film i famshëm, ‘Men in Black’, ku mund të gjeni informacione më të detajuara për këtë çështje, unë s’mund t’ju them asgjë më shumë”. /Telegrafi/