Nuk pritej të jetonin më shumë se disa orë ne lindje, por motrat siameze Abigail dhe Brittany Hensel kanë befasuar doktorët dhe të afërmit e tyre me zhvillimin normal që kanë pasur.
E vetmja gjë jo normale tek këto dy 22-vjeçare është fakti që ndajnë të njëjtin trup që në lindje, por kjo nuk i pengon që të bëjnë një jetë të lumtur dhe të jenë të kënaqura me njëra-tjetrën, ndonëse në këto kushte, duket e vështirë të mendosh se si vajzat mund të shijojnë disa momente vetëm.
Ndonëse historia e motrave siameze Hensel është e njohur prej disa vitesh, një emision i ri që do të shfaqet së shpejti, tregon se si ato u diplomuan nga një Universitet në Minesota, si kërkojnë punë, si realizojnë një udhëtim të veçantë në Evropë...
Të lindura në 7 mars 1990, binjaket nuk pritej të mbijetonin përtej 24 orëve të para të jetës së tyre, për shkak të keq formimit gjenetik nga i cili vuajnë.
Në trupin e përbashkët ndodhen tre veshka. Por, përveç trupit e gjymtyrëve binjaket ndajnë edhe sistemin e tretjes dhe atë riprodhues. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.