Jiroemon Kimura, burri më i vjetër në histori
Japonezi Jiroemon Kimura është 115 vjeç dhe është shpallur zyrtarisht si mashkulli më i vjetër në histori.Sipas të dhënave nga Librin Guiness të Rekordeve, Kimura, i cili është nga Kyotangu - Japonia perëndimore - ka lindur më 19 prill 1897. Kjo do të thotë se i ka 115 vjet dhe 253 ditë.
Kështu ai e theu rekordin e Christian Mortensenit nga Kalifornia, i cili vdiq në vitin 1998, duke i pasur 115 vjet dhe 252 ditë. Gruaja më e vjetër deri vonë ishte francezja Jeanne Calment, e cila vdiq më 1997 në moshën 121 vjeçare.
Kushëriri i Kimuras, Tamotsu Miyake (80), ka thënë se njeriu më i vjetër në botë ka një vullnet të pabesueshëm për të jetuar.
Kimura u bë personi më i vjetër më 17 dhjetor, atëherë kur vdiq Dina Manfredini nga Iowa, në moshën 115 vjeçare.
Manfredini ka lindur 15 ditë para Kimuras. /Telegrafi/