Kaloi 7.000 km i veshur me brekë dhe duke bërë autostop

18:50 / 9.12.2012
Kanadezi Mark McIntyre ka kaluar pjesën më të madhe të vendit të tij duke bërë ‘autostop’, ndërsa në rrugë është paraqitur vetëm me veshje të brendshme.

Në shikim të parë, veprimi i 43-vjeçarit duket një ‘çmenduri’ e llojit të vet, mirëpo ai e ka bërë gjithë këtë për arsye humanitare.

I njohur me nofkën ‘The Gitchhiker’, McIntyre ka udhëtuar nëpër Kanada për tri javë në mënyrë që të grumbullojë para për Shoqatën kanadeze për të sëmurët nga kanceri dhe për të ngritur vetëdijen për këtë sëmundje vdekjeprurëse.

Para tetë vitesh, 43-vjeçari ishte diagnostikuar me kancer të testiseve, mirëpo ai arriti të shërohej dhe tash dëshiron t’u ndihmojë njerëzve me këtë sëmundje.

Udhëtimin e tij prej 7.000 kilometrash e ka sponsoruar kompania Stanfield duke dhuruar 27.000 dollarë, ndërsa gjatë udhëtimeve të tij Marku ka grumbulluar 32.000 dollarë nga njerëzit që e kanë marrë me automjete. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Shemar Qeni i famshëm
Fotohumori
Qeni i famshëm
21
7
Qeni i famshëm
Video Humori

Kafshët dhe reporterët
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:50 / 19.06.2013

Kosova e Bullgaria të gatshme të këmbejnë ekspertizën në ekonomi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, me të cilën...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.