Pjesëmarrësit në Kampionatin botëror të gromësimës që është mbajtur në New York kanë pirë sasi të mëdha të pijeve të gazuara në mënyrë që të shfaqin aftësitë e tyre.
Titulli i kampionit i ka takuar 35-vjeçarit Tim Janus, i cili ka gromësirë për 18.1 sekonda pasi ka pirë 7.5 litra ‘Diet Coke’ dhe ‘Mountain Dew’.
“U përpoqa ta ruaj të gjithë ajrin në barkun tim dhe pastaj ta nxirja jashtë. Duhet të përpiqeni shumë. Është ndjenjë e bukur”, ka deklaruar kampioni. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.