Kërkohet një inspektor i shtëpive publike
Një firmë private e hetimeve nga Australia publikoi një shpallje në të cilën ofron rrogë vjetore prej rreth 60.000 euro për të punuar si inspektor i shtëpive publike.Detyra e inspektorit të bordeleve do të jetë vizita në vendet për të cilat dyshohet se në to ofrohen ilegalisht shërbime seksuale.
Në shpalljen e publikuar në revistën “Karriera ime” nga grupi hetues “Lyonswood” nga Sydney thuhet se kandidatët për këtë punë nuk duhet të jenë të martuar dhe preferohen më shumë beqarët. Po ashtu, thuhet se të punësuarit duhet të jenë “të gatshëm për seks me mbrojtje me prostituta në mënyrë që të paraqesin argumente të forta para gjykatës”.
Lachlan Jarvis nga firma e lartpërmendur tha se ekziston interesim i madh për këtë vend pune. “Kjo me siguri është një punë shumë e popullarizuar. E përkryer për burra”. /Telegrafi/