Këshillë: Mos dilni nga dhoma e hotelit, lakuriq dhe pa çelësa (Video)

18:04 / 26.02.2013

Kamerat e sigurisë e kanë xhiruar një mashkull, të cilit i është mbyllur dera e dhomës së hotelit, teksa ai qëndronte jashtë pa rroba dhe pa çelësa.

Në xhirimin e hedhur në internet, fillimisht shihet se si klienti mbetet jashtë dhomës së tij dhe qëndron për disa minuta në korridor duke shpresuar se aty do të kalonte ndonjë anëtar i stafit të punonjësve të hotelit.

Më pas durimit të tij i vjen fundi dhe duke parë mundësitë e pakta për të zgjidhur situatën e sikletshme, vendos të zbresë te recepsioni.

Ai mbulon pjesët intime me mjetet e kuzhinës që kishte nxjerrë jashtë dhomës dhe niset. Në ashensor, një nënë mbulon fytyrën e fëmijës së saj për të mos u bërë dëshmitar i ngjarjes së sikletshme.

“Më duhet një çelës” – thotë recepsionistit.

“Në rregull nuk është problem. Cili është numri i dhomës tuaj?”.

“208”.

“Në rregull, prisni. Ok, vazhdoni. A keni ndonjë dokument i identifikimi?”

“Si jo, nuk kam kurrfarë rrobash të veshura”.

“Më duhet ta shoh lejen e vozitjes”.

“Si mund të kem leje të vozitjes kur jam i lakuriq?”.

/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.