Kinë, të burgosurit nuk do të detyrohen më të punojnë?

18:32 / 7.01.2013
Kina mund të ndërpresë brenda viti 2013 sistemin e punës së detyruar mbi të burgosurit. Propozimi për ndërprerjen e kësaj praktike të kritikuar ndërkombëtarisht për shkeljen e të drejtave thelbësore të njeriut u bë gjatë një konference prej Meng Jianzhusë, funksionarit më të lartë të ngarkuar me çështjet e rendit dhe sigurisë në vend.

Fjalimi i sekretarit të Partisë Komuniste Kineze për Politikat Qendrore dhe Komisionin e Rendit u shfaq në televizionin shtetëror, por sekuenca u fshi pas disa orësh. Një forum dhe sondazh i hapur nga e përditshmja më e madhe në vend mbi këtë temë, në faqen e internetit, gjithashtu u zhduk.

Në bazë të kodit penal kinez, shkelësit “e vegjël”, si hajdutët e xhepit, prostitutat dhe përdoruesit e drogës mund të dërgohen deri në katër vjet pa gjyq, në kampet e punës – njofton Top-Channel.

Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të gjithë vendit ndodhen mbi 200 mijë të burgosur në kampet e punës, në 320 kampe të shpërndara në të gjithë Kinën.

Ekzistenca e këtyre kampeve e ka bërë më të lehtë për Pekinin të luftojë disidentët dhe kundërshtarët politikë, falë fleksibilitetit ligjor që minimizon rolin e gjykatave në këto sanksione. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Ali Claudio Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Fotohumori
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
13
1
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.