Kinezi pagoi 250.000 euro për një pëllumb

23:43 / 3.02.2012
Një pëllumbaxhi i pasionuar dhe pasanik nga Kina bleu në ankandin online të pëllumbave garues një pëllumb me shumën rekord prej 250.000 euro.

Blerësi Zhn Yu, pronar i kantierit më të madh të ndërtimit të anijeve në Kinë, dëshiron të përqendrohet më shumë në hobin e garave me pëllumba, ndërsa vitin e kaluar sponsori njërën prej garave fituesi i së cilës mori me vete shpërblimin marramendës prej 835 mijë euro.

Shuma më e madhe për blerjen e një zogu garues është 170.000 euro. Gara e pëllumbave është një hobi i vjetër i cili është i popullarizuar edhe në Angli, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani, ndërsa kohët e fundit është popullarizuar shumë edhe në Kinë.

Tabloidi britanik The Sun shkruan se pëllumbi i Mbretëreshës Elizabeth në një rast mposhti atë të legjendës së boksit Mike Tyson në garën me vlerë disa milionë euro e cila është mbajtur në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Nina Julian Peshkimi
Fotohumori
Peshkimi
37
4
Peshkimi
Video Humori

Bashkëbisedimi
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:47 / 17.05.2012

Turqia, së shpejti mes 10 ekonomive të botës

Turqia, një fuqi rajonale në zhvillim, do të hyjë në vitet e ardhshme në radhët e dhjetë ekonomive më të fuqishme të...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.