Kitaristi i vogël, hiti tjetër i YouTube

16:28 / 21.05.2010

Fëmija simpatik Ha Youngwoong nga Seuli, u bë sensacioni i ri në internet duke ekzekutuar këngët më të mira të “The Beatles” që nga mosha trevjeçare, ndërsa për tre vite atë e kanë parë rreth 15 milionë njerëz.

Djaloshi i talentuar, përndryshe kitarist autodidakt, si një këngëtar i vërtetë e ekzekutoi këngën e grupit legjendar “The Beatles”, “Hey Jude”, ndërsa prindërit e tij krenarë postuan videon në YouTube.

Ky djalosh më pas është ftuar në shoun televiziv të talenteve “Wunderkids in 2008” në të cilin edhe fitoi vendin e parë. Sot është gjashtë vjeç, ndërsa përveç “The Beatles”, atij i pëlqen edhe Moxarti. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.