Komentatori ofendon futbollistët myslimanë (Video)

18:01 / 8.10.2012
Gary Lineker, ish-futbollisti i famshëm i kombëtares angleze të futbollit dhe aktualisht komentator në televizione, ka kërkuar falje publike pasi u tall me dy futbollistë myslimanë të cilët festuan një gol duke u ulur në gjunjë dhe duke ulur kokën në tokë në pozicionin e faljes.

Lineker ishte duke komentuar golat e Ligës së Kampioneve në televizionin Al Jazeera që i drejtohet audiencës në Lindjen e Mesme kur bëri gafën. Siç transmeton Top-Channel, gafa u bë gjatë ndeshjes Schalke 04-Monpellier, ku Lineker komentoi kështu momentin kur lojtari i ekipit francez u përkul në tokë: “Një gol i mrekullueshëm nga Karim Ait-Fana, i cili shënon nga jashtë zone e më pas… nis të hajë bar”.

Ky koment mori shumë kritika. “Fraza e Linekerit ishte shumë idiote dhe tregoi injorancën e tij”; “Do të shkoj në xhami për faljen e të premtes ose për të ‘ngrënë bar’ siç thotë Lineker” – këto ishin disa nga reagimet në internet.

Më pas, 51-vjeçari kërkoi falje përmes faqes së tij të internetit: “Kërkoj falje. Unë nuk e dija se çfarë po bënin lojtarët, sepse nuk jam në dijeni të besimit fetar të çdo futbollisti”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Alex Afrika
Fotohumori
Afrika
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.