Kryebashkiaku ‘i krisur’ tregon shpirtin olimpik
Kryebashkiaku ekstravagant i Londrës, qytetit ku po mbahen Lojërat Olimpike, Boris Johnson, ka tërhequr vëmendjen me një veprim atraktiv.Pasi dyshja britanike e lundrimit, Helen Glover dhe Heather Stanning, fituan medaljen e parë të artë për Britaninë e Madhe, Johnson vendosi ta festojë këtë sukses në mënyrë të veçantë.
Me anë të pajisjes së sigurisë, kryebashkiaku londinez ka lëvizur nëpër një litar, i cili gjendej rreth tetë metra mbi tokë. /Telegrafi/