Kryebashkiaku që e ndërtoi stacionin pranë bizneseve të tij

13:51 / 2.02.2013
Kryebashkiaku i qytetit francez Mont Saint-Michel është dënuar me gjashtë muaj lirim me kusht dhe 30.000 euro dënim me para, pasi një rival politik e kishte akuzuar se ka përfituar duke i mashtruar turistët.

Eric Vannier e ka vendosur një stacion autobusi në mënyrë që turistët e shumtë që e vizitojnë këtë qytet brenda vitit, të kalojnë pranë dyqaneve dhe restoranteve të tij.

Ai është në krye të bashkisë që nga viti 1983 (ndërsa ka munguar në periudhën 2001-2008) dhe posedon biznese të mëdha, të cilat i sjellin miliona euro në vit.

Padinë e ka bërë rivali disavjeçar politik dhe paraardhësi i tij në këtë post, Patrick Gaulois.

Në vitin 2012 u përmirësuan kushtet për turistët, ndërsa u hap edhe një linjë autobusësh, përmes së cilës turistët udhëtojnë nga parkingu deri te ishulli.

Mirëpo, në vend se stacioni të vendosej në afërsi të parkingut, ai gjendet rreth një kilometër larg, duke i detyruar turistët që të ecin në këmbë pranë dyqaneve dhe restoranteve që i posedon Vannier. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Ali Claudio Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Fotohumori
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
11
1
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.