Kulla më e lartë në botë hap dyert për vizitorët

12:53 / 23.05.2012

Kulla më e lartë në botë, “Tokyo SkyTree”, e ndërtuar në Japoni, të martën ka hapur dyert për të gjithë vizitorët. Kulla 634- metërshe pritet të vizitohet çdo ditë nga një mesatare prej mbi 8.000 vizitorësh.

Sipas Start, “Sky Tree” mori titullin e kullës më të lartë në botë nga Kulla Kanton e Kinës (600 metra e lartë) duke hyrë kështu në librin e rekordeve Guinnes.

Ndërkohë, titullin e ndërtesës më të lartë në botë e mban “Burc Halife” e ndërtuar në Dubai, e cila është 828 metra e lartë. Ky rrokaqiell ka 165 kate, 160 prej të cilëve të përdorueshme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.