Kur shkallët lëvizin në drejtimin e gabuar (Video)
14:36 / 8.01.2013
Pesë persona u plagosën lehtë kur shkallët lëvizëse, në stacionin e metrosë në New Jersey, gjatë tollovisë më të madhe lëvizën në drejtimin e gabuar.
Në mëngjes, kur njerëzit nisen shkonin në punë, shkallët lëvizëse nisën të rrotullohen në drejtimin e kundërt, gjë që ka shkaktuar panik në mesin e njerëzve. Teksa disa me hapa më të shpejtë synonin të hipnin në maje, të tjerët janë përpjekur të ngjiten në platformën mes shkallëve lëvizëse.
Në vendngjarje mbërriti edhe policia që u përpoq të qetësonte të pranishmit. Të lënduar janë pesë persona, tre nga të janë dërguar në spital për lëndime më të rënda.
Ngjarja u regjistrua nga një person i pranishëm aty. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.