La hapur rubinetin gjatë gjithë dimrit (Foto)

23:23 / 18.04.2013

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë në qoftë se e lini rubinetin e ujit të rrjedhë për një kohë të gjatë?

Ujëvara e ngrirë që shihni në fotografi është krijuar pranë një ndërtesë në provincën Jilin, në verilindje të Kinës, pasi 58-vjeçari Wen Hsu la hapur rubinetin e ujit përgjatë periudhës së dimrit.

I vetmi banor në pallat, gjatë stinës së ftohtë ishte i shqetësuar se tubacionet pa funksion të ndërtesës do të ngrinin, për këtë e la ujin e ngrohtë të rrjedhë.

“koha është e ngrohtë, kështu që nuk ka rrezik të ngrirjes në tuba, por mendoj se do të duhet një kohë e gjatë që ujëvara të shkrihet”, ka thënë ai, ndërsa citon Start. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.