Letrat e ushtarëve gjermanë, mbërrijnë pas 71 vitesh në adresat e shkruara

12:49 / 20.12.2012
Letrat që i dërguan ushtarët gjermanë nga ishulli Jersey në kanalin La Mansh, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë arritur në destinacion pas 71 vitesh. Ato më parë ishin vjedhur gjatë një aksioni kundër okupimit nazist.

Nëntëdhjetë letra dhe kartolina janë shkruar në prag të Krishtlindjeve të vitit 1941, por ato janë vjedhur nga një grup i të rinjve të rezistencës në vendin Saint Helier, një ishull jo larg bregut të Francës. Letrat ishin fshehur më pas në një piano të miqve familjar të grupit.

Një person - i cili dëshiroi të mbetet anonim - para pesë vitesh i ka dorëzuar letrat në arkivin lokal, ndërsa stafi ka filluar procesin e përcaktimit të postës në adresat e shkruara.

Shërbimi lokal postar ka kontaktuar me postën gjermane, e cila ka gjetur dhjetë familje që ndërlidhen me pranuesit origjinalë. Disa nga letrat tashmë janë dorëzuar.

Ushtarët gjermanë në atë kohë i kanë kaluar Krishtlindjet në ishull dhe disa prej tyre kanë shkruar se si ju mungon shtëpia.

"Ju uroj të gjithëve Krishtlindje të lumtur dhe gjithë të mirat për Vitin e Ri. Mbi të gjitha shpresoj se lufta do të përfundojë shumë shpejtë dhe ne do të kënaqemi në jetë”, ka shkruar një ushtar.

Nazistët kanë mbajtur nën okupim këtë ishull prej vitit 1940 deri më 1945. Ishujt nuk janë formalisht pjesë e Britanisë së Madhe, por kanë sistemin e tyre ligjor, financiar dhe gjyqësor, ndërsa pranojnë kurorën britanike. /Telegrafi./
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Frankie Anderson Arti me kafe...
Fotohumori
Arti me kafe...
52
1
Arti me kafe...
Video Humori

 
 
Magazina
12:40 / 25.05.2013
Kleoniki Delijorgji, Miss Shqiperia 2012

Miss Shqipëria 2013, përzgjedhje të vajzave edhe nga Kosova

Të hënën më 27 prill në restorantin Golden në Prishtinë, do të organizohet përzgjedhja e bukurosheve për Miss Shqipë...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.