Dhjetëra mijëra njerëz janë grumbulluar në qytetin turk Selcuk, për të përcjellë garën e sivjetme të luftës së deveve.
Në garën e sivjetme kanë marrë pjesë 130 deve meshkuj, të cilët gjatë sezonit të shumimit luftojnë për devetë femra.
Njëra deve shpallet fituese vetëm atëherë kur kundërshtari rrëzohet ose ik nga mejdani. (Megjithëse shumica e përleshjeve përfundojnë baras, sepse pronarët e deveve kanë frikë se ato mund të lëndohen).
Lufta e deveve është një garë tradicionale në Turqi qe më shumë se 100 vjet. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.