Lufta me domate (Foto)
Rreth 35.000 njerëz kanë marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të festivalit “Lufta me domate” që mbahet në rajonin e Valencias në Spanjë.
“Lufta me domate” ka filluar në vitin 1945 mes një grupi të rinjsh, ndërsa më vonë është shndërruar në festival me qëllimin që të tërheqë turistë.
Komunikacioni në vendin e quajtur Bunol është mbyllur, ndërsa domatet janë sjellë me pesë kamionë. Të rinjtë për rreth një orë e kanë gjuajtur njëri-tjetrin me domate.

Në festival janë angazhuar 250 punëtorë sigurie, ndërsa përfitimi llogaritet të jetë rreth 300.000 euro. /Telegrafi/
