Macja me dy fytyra (Video)

19:13 / 12.06.2013

Në Shtetet e Bashkuara ka lindur një mace me dy fytyra. Atë e ka gjetur Stephanie Durkee, e cila fillimisht nuk u kishte besuar syve të saj. Ajo tash kujdeset për macen e quajtur Duecy.

“E kanë gjetur fëmijët dhe e kanë sjellë në shtëpi duke më thënë: ‘Mami, kjo mace ka dy koka’. U thash se janë të lodhur, të çmendur dhe se kjo nuk mund të ndodhë”, ka treguar Durkee.

Duecy i takon grupit të rrallë të maceve të quajtura Janus, ndërsa është në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.