Maratonisti 101 vjeçar: Vrapimi është ilaç për secilin

14:45 / 24.01.2013

Fauja Singh, siku 101-vjeçar, njoftoi se do të dal në pension, pasi të vrapojë edhe në një maratonë, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Hong Kong.

Indiani që jeton në Britani të Madhe ka deklaruar se "ndjen se si vitet po e arrijnë”, dhe se do të dalë në pension para se më 1 prill të mbush 102 vite.

"Sigurisht, do të vazhdojë të vrapoj së paku katër orë në ditë. Vrapimi është jeta ime. Do të vrapoj për të inspiruar masat e gjera”, ka thënë indiani vital.

Singh e ka filluar maratonën në moshën 89 vjeçare, pasi humbi gruan dhe djalin. Maratonën e fundit e ka kaluar vitin e kaluar në Londër. Ai thotë se ndjehet i shëndetshëm dhe se kurrë nuk përdorë barna.

"Unë çdo ditë ushtroj dhe i përmbahem regjimit të rregullt të ushqimit. Në vend të sasive të mëdha të ushqimit, unë konsumoj sasi të madhe të fatit. Njerëzit sot zakonisht shkojnë në palestra, por mendoj se ata që ushtrojnë rregullisht në mënyrën se si atyre u përshtatet janë emocionalisht dhe fizikisht më të fortë. Nuk ka sëmundje nëse ushtroni çdo ditë”, zbuloi sekretin e tij maratonisti 101 vjeçar. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.