Mashkulli më i dëshiruar në Suedi
Një fotografi e postuar në Facebook nga polici Henrik Ruonala nga Stokholmi, përmes së cilës kërkonte të gjejë pronarin e një qeni – e ka bërë atë mashkullin më të dëshiruar në Suedi.Polici në fjalë përmes faqes së stacionit policor kishte dashur të njoftojë pronarët e qenit për gjetjen e tij, mirëpo ai ka marrë dhjetëra mijëra ‘like’ dhe mijëra komente, sidomos nga femrat.
Fotografia është shpërndarë në faqe të ndryshme të internetit dhe është bërë hit.
Me komentet e tyre, femrat e lëvdojnë dukjen e Ruonalas, të cilin e krahasojnë me vikingët. /Telegrafi/