Mbajti për 22 vjet në bark një tub prej 12 cm
Një grua italiane për 22 vjet ndiente dhimbje stomaku, shpim dhe kishte shqetësime të vazhdueshme. Ishte konsultuar me dhjetëra mjekë dhe nuk arrinte të kuptonte origjinën e sëmundjes, ndonëse mjekët kishin arritur të gjithë në të njëjtin përfundim se ‘vuante nga një formë koliti’.Ajo shpjegonte vetëm se dhimbjet i kishin nisur pas operacionit për heqjen e apendiksit, por askush nuk arrinte të shpjegonte një lidhje mes tyre.
Ndërkaq, në fund u arrit të kuptohej se gjatë atij operacioni, që ajo kishte kryer kur ishte 19 vjeçare, kirurgët kishin harruar brenda në bark një tub drenazhi, 12 centimetra të gjatë.
Tubi që qëndroi brenda trupit për 22 vjet, u largua në vitin e kaluar, kur gruaja ishte 41 vjeçare.
Gruaja ka vendosur të kërkojë dëmshpërblim për dëmin që i është bërë dhe e ka dërguar rastin në prokurori. /Telegrafi/