Mbijetesa ekstreme në Detin e Alaskës

19:29 / 11.09.2012
Një peshkatar i mbijetoi kundër të gjitha gjasave natës së akullt në ujërat e Detit të Alaskës brenda një arke plastike.

19-vjeçari Ryan Harris mposhti vdekjen pavarësisht probabilitetit i gjithi kundër tij, duke qëndruar për 26 orë në mes të detit, deri në mbërritjen e forcave të shpëtimit, pasi anija e tij e peshkimit u mbyt në ujra të trazuar.

Harris arriti t’i rezistonte temperaturave nën zero pothuajse i zhveshur, duke kënduar dhe qëlluar veten me shuplakë vazhdimisht, pasi përgjumja në ato kushte do të sillte një vdekje të sigurt nga hipotermia.

Një peshkatar i dytë, i cili shoqëronte 19-vjeçarin u rikuperua disa orë pas mbytjes së varkës, por Harris kaloi të gjithë natën dhe u rikuperua vetëm mesditën e nesërme, pikërisht atëherë kur forcat e shpëtimit ishin pranë mbylljes së operacioneve të kërkimit.

Siç dëshmoi më pas në shtypin amerikan, mbytja e anijes kishte qenë aq e beftë, sa që peshkatarët nuk kishin mundur të vishnin as komardaret e shpëtimit dhe as të hidhnin në ujëra varkat e shpëtimit.

Në një histori të pabesueshme mbijetese, secili prej tyre qëndroi mbi ujë duke u kapur në arka plastike, të përdorur për grumbullimin e peshqve.

Trupi i njeriut mund të rezistojë vetëm disa minuta në ujëra me temperaturë pranë ngrirjes përpara se muskujt të humbin aftësitë e tyre komanduese duke sjellë si rrjedhojë mbytjen.

Mbi ujë, me veshjen e Harris, shanset e tij për të mbijetuar llogariteshin në pak orë, por rezistenca heroike për më shumë se një ditë është një rekord më vete. /TCH/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Amanda Richard Lëshoma serialin
Fotohumori
Lëshoma serialin
4
1
Lëshoma serialin
Video Humori

 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.