Mbijeton foshnja me katër probleme serioze në zemër
Një djalë, i cili lindi tre muaj para kohe, me katër probleme në zemër që i kërcënonin seriozisht jetën, është dëshmi e gjallë se mjekët që u sugjeruan prindërve ta linin të vdiste në mënyrë natyrale, ishin plotësisht gabim.Alfi McAusland ka lindur tre muaj para kohe me arteriet kryesore në vende në gabuara, me një vrimë të madhe në zemër, me një valvul të ngushtë dhe me enë gjaku të palidhura – njofton Start.
Prindërve të tij, Natalie dhe Kristofer, nga Tullibody në Alloa, Skoci, iu tha nga mjekët se nuk kishte shpresa mbijetese. Në mënyrë që fëmija të mos vuante më, ata u këshilluan ta linin të vdiste në mënyrë natyrale. Por, zonja McAusland thotë se instinkti i tha që Alfi ishte një “luftëtar” dhe refuzoi prerazi të hiqte dorë nga i biri.
Tanimë, pasi ka kaluar javë të tëra në ventilator dhe vetëm 10 muaj pas një operacioni 15.5 orësh në zemër, Alfi është njëlloj si të gjithë foshnjat tjera 18-muajshe, dhe që dëshiron fort të luajë me vëllanë e tij binjak, Bler. /Telegrafi/