Me 21 dhjetor, fundi i të këqijave (Video)

13:00 / 18.12.2012
Mos kini frikë. E keqja thonë nuk ka fund, por edhe mira është e pafund. Varet se si e sheh situatën. Besoni te më e mira dhe ajo do të ndodhë, kjo gjë vlen edhe për këtë 21 dhjetor.

Nëse do t’u referoheshim majave të famshëm dhe të shumëpërmendur, por edhe spiritualisteve të tjerë nuk ka asnjë arsye përse të frikësohemi në këtë fundviti.

Sipas teorive pozitiviste shpirtërore, periudha në të cilën jetojmë është një periudhë tranzicioni nga një epokë në tjetrën dhe është krejtësisht e natyrshme siç janë të natyrshme ciklet, ndryshimet dhe transformimet në jetën tonë dhe atë të shtëpisë sonë të madhe të përbashkët: Universit.

Vete presidenti i Bolivise, Evo Morales, vendi i të cilit ka qene një ndër tokat në të cilat u zhvillua civilizimi i majave, para disa muajsh deklaroi në Kombet e Bashkuara se 21 dhjetori është fundi i egoizmit dhe fillimi i vëllazërisë, fundi i ndarjes dhe fillimi i bashkimit, fundi i gënjeshtrave dhe fillimi i të vërtetës.

Duke iu referuar majave, kjo periudhe drejt se cilës po shkojmë do të jetë një periudhe tranzicioni shpirtëror drejt një ndërgjegjeje më të lartë.

Ky ndryshim ciklik do të ndodhë, jo vetëm për qeniet që banojnë në këtë planet, por edhe për planetin vetë, sepse asgjë nuk është e ndarë, gjithçka është në unitet dhe ne të gjithë ndikojmë në fatin dhe ardhmërinë e njëri-tjetrit, pretendojnë majat.

Le të mendojmë pozitivisht dhe të besojmë se njerëzimi, pavarësisht gjithë sfidave dhe vuajtjeve që ka kaluar prej mijëvjetarësh ka të ardhme dhe kjo e ardhme do të jetë ajo që ne kemi ndërtuar gjithmonë në zemrat tona, edhe pse rrallë e kemi parë të materializuar në jetë: Një e ardhme ku njerëzit do ta njohin njeri-tjetrin si vëllezër dhe ta trajtojnë si të tillë.

Gjithsesi, për mosbesuesit e dyshuesit, për ata që nuk e dinë kuptimin e fjalës apokalips, që vjen nga greqishtja e lashte, ajo do te thotë: “hapje”, “shpalosje”, “dalje në dritë” e jo shkatërrim e fund.

Edhe në këtë rast do të kishim vetëm të mira, sepse vetëm dalja në dritë e të vërtetave të bën të lirë dhe ky do të ishte dhe fillimi i mbarë i një epoke të re të ngritjes dhe ndriçimit shpirtëror. /TCH/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Alex Afrika
Fotohumori
Afrika
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.