Në kulturën japoneze vetëkontrolli, thjeshtësia dhe heshtja çmohen shumë më tepër sesa shprehja e hapur e emocioneve, ndërsa shprehja e dashurisë është e rrallë madje edhe te çiftet e martuara.
Mirëpo, në vitet e fundit organizata të ndryshme në Tokio janë përpjekur që të inkurajojnë meshkujt që t’i tregojnë emocionet e tyre ndaj grave.
Në ditën e shenjtërimit të dashurisë ndaj grave, meshkujt kanë qëndruar në një skenë në park përballë shumë të panjohurve dhe e kanë shfaqur publikisht dashurinë dhe falënderimin ndaj grave të tyre.
Ata i kanë falënderuar për gjithçka gratë, nga përgatitja e ushqimit e deri te lindja e fëmijëve. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.