Me prostitucion, për të luftuar krizën
Profesioni më i vjetër në botë është bërë zgjidhje për të luftuar krizën nëë Spanjë. Afishe të ngjitura nëpër mure ofrojnë kurse për prostitucion për 100 euro dhe njëkohësisht sigurojnë edhe një vend pune.Gazeta Rue89 ka bërë edhe listën e aftësive të kërkuara: Të jesh i rritur, të kesh një paraqitje të mirë, si dhe të mos jesh i marrë.
Në një shtet ku papunësia prek tashmë 25 për qind të popullsisë, mund të thuhet se një ofertë e tillë bën të mendosh dy herë – transmeton Albinfo.
Në Valencia, ku afishet janë shfaqur për herë të parë në maj të vitit të kaluar, është hapur një hetim për të përcaktuar nëse këto thirrje janë ligjore ose jo. Pas hetimeve të kryera doli në pah se një veprim i tillë nuk jep asnjë dëshmi të krimit, afishet në fjalë nuk u drejtohet të miturve. (Prostitucioni është një aktivitet legal në Spanjë). /Telegrafi/