Merimanga e mori automjetin e parkuar mirë (Video)
23:56 / 8.02.2013
Një izraelite është përballur me probleme të shumta, pasi merimanga ia kishte marrë automjetin, përkundër se e kishte parkuar në një vend ku parkimi ishte i lejuar.
Në një video të lansuar në internet, shihet që një punëtor i shërbimit për komunikacion në Tel Aviv. e vizaton shenjën për parkimin e automjeteve për persona me aftësi të kufizuara në vendin ku automjeti është i pranishëm.
Studentja Hila Ben Baruch është dashur të paguajë dënim prej 365 dollarësh për gabimin e të tjerëve, sepse askush nuk i besonte versionit të saj.
Mirëpo, pasi ka siguruar xhirimin e kamerës së sigurisë, asaj i kanë kërkuar falje zyrtarët më të lartë të Tel Avivit, madje edhe vet kryebashkiaku. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.