Meshkujt “çorientohen” nga minifundet dhe pantallonat e ngushta

22:37 / 14.01.2013

Një hulumtim i realizuar së fundmi ka treguar se meshkujt “nuk dëshirojnë” që femrat të shfaqen në zyrë me pantallona të ngushta, funde të shkurtër dhe dekolte të thella, sepse u pengojnë në punë.

Anketa e realizuar në Britani të Madhe ka treguar se së paku një e treta e meshkujve nuk duan që femrat të shfaqen në punë me veshje provokuese.

Rreth 32 për qind e meshkujve i konsiderojnë pantallonat e ngushta si problem për përqendrimin e tyre në obligimet që kërkon puna, ndërsa 30 për qind e tyre kanë thënë se duhet të ndalohen pantallonat me mostër leopardi.

Bluzat e tejdukshme u pengojnë në punë 27 për qind të meshkujve, fundet e shkurtër 24 për qind prej tyre, ndërsa bluzat me dekolte të thella u pengojnë 22 për qind të meshkujve.

Ndërkaq, edhe vet femrat janë kundër veshjeve provokuese. 67 për qind e tyre kanë thënë se pantallonat e shkurtra duhet të ndalohen në punë, ndërsa 52 për qind mendojnë se minifundet nuk lënë përshtypje të profesionalizmit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.