Miliarderi rus bleu apartamentin më të shtrenjtë në New York

20:36 / 17.02.2012
Penthouse në New York me pamje panoramike në Central Park, është bërë apartamenti më i shtrenjtë i cili është shitur ndonjëherë në këtë qytet. Rusi Dimitrij Rybolovlec, i cili është i 93-ti në listën e njerëzve më të pasur të botës, shpenzoi 88 milionë dollarë për ta blerë këtë patundshmëri luksoze.

Pronari i ri bleu apartamentin si dhuratë për ditëlindjen e 22-të të vajzës së tij Ekaterina Rybolovlev.

Sipas BBC-së, apartamenti ka një sipërfaqe prej 6.744 metra, ndërsa pronar i saj ka qenë Sansford Weill, ish drejtori i gjigantit të çelikut Citigroup.

Penthouse gjendet në katin e 15-të të ndërtesës Central Park West, ndërsa atë e projektoi arkitekti Robert Stern. Ka një dhomë të madhe ndeje, librarinë, galerinë, dhomat e gjumit dhe tarracën me sipërfaqe 195 metra katrorë, e cila shtrihet përgjatë tërë apartamentit.

Natyrisht, kjo nuk është patundshmëria më e shtrenjtë të cilën Rybolovlev e posedon në SHBA. Më 2011 ai investoi në një shtëpi në Florida rreth 100 milionë dollarë.

Ndërmjetësues në blerjen e apartamentit të banesës në New York ka qenë agjencia Brown Harris Stevens, zëdhënësja e së cilit deklaroi se patundshmëritë elite në New York kryesisht blihen nga shtetasit e huaj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Nina Julian Peshkimi
Fotohumori
Peshkimi
37
4
Peshkimi
Video Humori

Bashkëbisedimi
 
 
Magazina
9:40 / 17.05.2012

Mirsa: Nuk e fal tradhtinë

Këngëtarja kosovare Mirsa Kërçeli e irrituar nga shumë ngjarje në vend, ajo me plotë bindje ka thënë se nuk do ta falt...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:47 / 17.05.2012

Turqia, së shpejti mes 10 ekonomive të botës

Turqia, një fuqi rajonale në zhvillim, do të hyjë në vitet e ardhshme në radhët e dhjetë ekonomive më të fuqishme të...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.