Milionerja punon si pastruese, për të qenë shembull për fëmijët

20:13 / 10.01.2013
Edhe pse është milionere, një grua kineze punon si pastruese për një pagë mujore prej 1420 juanëve (174 euro), për të dhënë një shembull për fëmijët e saj dhe për t’ua kujtuar atyre vlerën e vërtetë të parave.

Pasanikja nga qyteti perëndimor i Kinës, Wuhan, posedon pasuri prej miliona eurove, por ende punon për një pagë modeste.

“Dua të jem shembull për djalin dhe vajzën. Njerëzit mund të rrinë në shtëpi e të shpenzojnë para. Ata duhet të punojnë tërë jetën, ndryshe ndjehen të pavlerë”, thotë Yu Youzhen, për të cilën kolegët kanë fjalë të mira: se e kryen punën si duhet.

Fëmijëve ajo u ka thënë se nëse nuk punojnë, pasurinë do t’ia jap shtetit. Dhe, duket se ky kërcënim u kuptua mirë, pasi djali i saj po punon si shofer dhe udhëzues në zonën turistike Donghu për një pagë prej 2.000 juanëve (240 eurove), ndërsa vajza si nëpunëse në një institucion vendor për 3.000 juanë (360 euro) në muaj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Frankie Anderson Arti me kafe...
Fotohumori
Arti me kafe...
18
1
Arti me kafe...
Video Humori

 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.