Momenti kur të bie dyshemeja e ashensorit (Video)

23:46 / 23.10.2012
Njerëz që nxitojnë të marrin ashensorin ndoshta me mendjen se çfarë sfidash u ofron dita në punë, apo që bëjnë planifikime për orët e ditës pas pune. Mbyllen dyert, fiken dritat dhe ashensori nis të zbresë poshtë, por papritur “dyshemeja çahet” dhe pjesëzat e saj prej metali me zhurmën karakteristike bien dhjetëra metra poshtë.

Fatmirësisht nuk bëhet fjalë për një aksident të tmerrshëm, por një ilustrim teknologjik i një kompanie monitorësh që ka dashur të tregojë se sa pastër është figura te produktet e saj.

Bëhet fjalë për fushatën publicitare të LG. Në pamje të parë, në spotin që po bën xhiron në internet, personat pjesëmarrës “tmerrohen nga aksidenti”. Vetë kompania nuk ka sqaruar nëse personat në fjalë ishin në dijeni për “rrëzimin e dyshemesë” apo kanë qenë të rastësishëm. Sido që të jetë, spoti u dha një arsye të mirë shumë punonjësve me zyra në kate të larta që të përdorin shkallët. /TCH/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Adriana Joe Dhelpra pret të shohë nëse i ka dalë rroga...
Fotohumori
Dhelpra pret të shohë nëse i ka dalë rroga...
24
1
Dhelpra pret të shohë nëse i ka dalë rroga...
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
12:17 / 18.05.2013

2.5 euro - një ar tokë ka shitur AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur hiç më pak se 20 hektarë tokë për vetëm 5 mijë euro, në valën e 13 t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.