Natën e Vitit të Ri e kaloi e mbyllur në supermarket

18:33 / 2.01.2013

Derisa miliarda njerëz anekënd botës e pritën duke festuar ardhjen e vitit 2013, një grua e moshuar natën e Vitit të Ri e kaloi e mbyllur në një supermarket në Roubaix të Francës.

73-vjeçarja kishte shkuar në tualet dhe kur është kthyer, vetëshërbimi ka qenë i mbyllur. Ajo kishte aktivizuar disa alarme, mirëpo askush nuk i ka shkuar për ndihmë.

Sipas AFP, gruaja është “liruar” në orën 10:30 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Ajo nuk ka kërkuar kurrfarë dëmshpërblimi për atë që i ka ndodhur, edhe pse e kishte kaluar natën zgjuar dhe e uritur në pritje se dikush do ta nxjerrë jashtë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.