Ndërtuan rrugë në stadium

19:03 / 23.04.2013

Futbollistët, drejtuesit dhe gjithë pjesa tjetër e stafit teknik të skuadrës amatore të Ny Krohnborg në Norvegji, mbetën të shokuar kur panë që në një pjesë të fushës së tyre kishte përfunduar ndërtimi i një rruge.

Skuadra ishte shpërndarë për disa muaj për shkak të pushimeve dimërore që në vendet nordike janë të tejzgjatura për shkak të motit të ftohtë. Kur u rikthyen për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, futbollistët dhe gjithë pjesa tjetër e klubit mbetën të shtangur – pranë njërës portë të fushës së tyre kalonte një rrugë, njofton Top-Channel.

Rruga është ndërtuar me vendimin e drejtuesve lokalë për t’i shërbyer një spitali të ri të hapur aty pranë, ndërsa sipas drejtuesve të Ny Krohnborg, ndërtimi i rrugës nuk iu është kumtuar atyre nga drejtuesit lokalë, ndaj kjo i ka gjetur të papërgatitur për sezonin e ri.

“Sezoni do të nisë së shpejti dhe ne nuk kemi asgjë gati. Jemi të mbaruar. Askush nuk na informoi për këtë ndryshim. E kuptoj që politikanët duhet të punojnë për t’i shërbyer komunitetit, por duhet të mendojnë edhe për të ruajtur sportin”, u ka thënë mediave presidenti i skuadrës, Radney Thomsen. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.