Ndodh që edhe alkooli shpëton jetë

18:59 / 24.12.2012
Mjekët ia kanë shpëtuar jetën një pacienti duke i nxjerrë jashtë funksionit një pjesë të zemrës nëpërmjet injektimit të një sasie alkooli farmacie (97% të pastër).

Ndërhyrja e rrallë ndodhi në Britaninë e Madhe, ku 77-vjeçari Ronald Aldom vuante nga një takikardi e pazakontë (e quajtur takikardia ventrikulare), e cila kërcënonte jetën e tij.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për këtë problem kardiak, mjekët vendosën që gjatë operacionit të injektonin alkool të pastër në një pjesë të zemrës, për të nxjerrë jashtë funksionit muskulin që shkaktonte anomalinë.

Top-Channel raporton se ndërhyrja ishte tentuar vetëm pak herë më parë dhe në secilin rast, kishte dhënë rezultate, ashtu siç ndodhi edhe me të moshuarin Aldom, i cili u largua disa ditë më pas nga spitali tërësisht i shëndetshëm.

Ndërsa efektet negative të alkoolit janë të njohura gjerësisht, shpesh argumentohet se në fakt, alkooli ka rrjedhoja pozitive për zemrën. Ndërsa diçka e tillë nuk është e verifikuar nga shkenca dhe gjithsesi nuk rekomandohet për shkak të rrjedhojave të tjera, ky rast tregon se me të vërtetë, ndonjëherë, alkooli me të vërtetë mund të shpëtojë jetë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Ali Claudio Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Fotohumori
Spërkatësi që shndërrohet në bluzë…
Video Humori

Dështimet
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.