Në Baltik zbulohet objekt jashtëtokësor?

10:10 / 19.06.2012
Ekspedita suedeze hulumtuese ‘Ocean X’ ka hasur në fund të detit Baltik një objekt, për të cilin mendohet se ka të bëjë me jashtëtokësorët!

Para një viti shkencëtarët suedezë, duke hulumtuar mbeturina nga Lufta e Dytë botërore, në fund të detit Baltik, kanë gjetur një objekt të një perimetri rreth 18 metra. Menjëherë kanë filluar spekulimet e ndryshme, duke konsideruar se objekti ka ngjashmëri me anijen e Milenium Falkon të serialit “Lufta e yjeve”, por hulumtuesit ende nuk e kanë sigurinë ta thonë se për çfarë është fjala.

Siç transmeton Kosovapress, edhe pse ky objekt është zbuluar para një viti, për mungesë të mjeteve materiale, ekipi i zhytësve tash vonë ka pasur mundësinë t’i ofrohet objektit, kurse fillimisht ka vlerësuar se fjala është për ndonjë copëz të shkëputur shkëmbi. Një nga zhytësit ka thënë se objekti ishte i mbështjellë me një cipë bloze, që tani në vend të përgjigjes sjellë vargun e dilemave dhe pyetjeve të ndryshme.

Ndërkohë, hulumtuesit me radarë dhe me kamera kanë zbuluar edhe gjurmët e objektit që i kishte lënë pas për gati 300 metra, për të pasur dilemën se mund të jetë fjala për ndonjë pistë aterrimi apo diçka të ngjashme.

“Kemi dëgjuar rrëfime të ndryshme. Që nga ajo, që objekti është fluturake e gjithësisë e deri tek ajo, që në të vërtetë po hyjmë në një botë tjetër! Por, tash për tash nuk e kemi të sigurt se për farë objekti bëhet fjalë. Është ndonjë fenomen natyror apo është ndonjë objekt jo natyral”, ka thënë njëri nga shkencëtarët suedezë. /Telegrafi/

Videon mund ta shihni duke klikuar këtu. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Jessica Mario Kurrkush nuk ma paska bë ‘like’
Fotohumori
Kurrkush nuk ma paska bë ‘like’
9
0
Kurrkush nuk ma paska bë ‘like’
Video Humori

 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.