Në këmbë nga Bosnja deri në Mekë

16:34 / 22.10.2012
Senad Hadzic quhet myslimani nga Bosnje e Hercegovina, i cili përshkoi rreth 5.700 kilometra në këmbë për gati 10 muaj nga vendlindja e tij për të mbërritur në Mekë, në qytetin e shenjtë të Islamit.

Myslimani që u nis nga Bosnja në muajin dhjetor të 2011-ës në këmbë për të marrë pjesë në pelegrinazhin që zhvillohet çdo vit në Mekë, një itinerar prej rreth 5700 kilometrash, mbërriti në qytetin e shenjtë të Islamit, pasi kaloi shtatë vende duke përfshirë dhe Sirinë në luftë.

“Kam mbërritur sot në Mekë. Nuk jam i lodhur. Këto janë ditët më të bukura të jetës time. Do t`u shpërndaj çokollata fëmijëve”, deklaroi Hadzic.

Pelegrini 47-vjeçar e ka postuar në rrjetin social Facebook rekordin e tij të shenjtë. Në murin e tij ai ka treguar se gjatë rrugëtimit kishte kaluar në Bosnje, Serbi, Bullgari, Turqi, Siri, Jordani, para se të mbërrinte në Arabinë Saudite, në Mekë.

“Falënderoj Allahun që më ka mundësuar të arrij në Mekë para afatit të haxhit, më 25 tetor. Kam ecur në emër të Allahut, për Islamin, për Bosnje-Hercegovinën, për prindërit dhe motrën time”, shkruan në murin e tij të rrjetit social./Start/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Frankie Anderson Arti me kafe...
Fotohumori
Arti me kafe...
11
1
Arti me kafe...
Video Humori

 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.