Në shitje pasqyra ‘e mallkuar’

20:28 / 18.02.2013
Një person nga Londra i quajtur Mrjoiee është duke u përpjekur që ta shesë me anë të eBay një pasqyrë të cilën e konsideron si “të mallkuar”.

Pasqyra është nxjerrë në ankand me njoftimin: “Qëkur e kemi futur në banesë, pasqyra na ka sjellë vetëm fat të keq, mjerim, probleme financiare dhe sëmundje”.

Ai thotë se së bashku me bashkëbanuesin e tij e kishin marrë pasqyrën nga pronari i ndërtesës ku jetojnë.

Mrjoiee ka treguar se ai dhe bashkëbanuesi shpesh zgjohen gjatë natës duke bërtitur për shkak të dhimbjeve të pashpjegueshme. Ata, po ashtu, vazhdimisht kanë ndjenjën se diçka e keqe do të ndodhë.

Pasqyra deri më tash nuk ka marrë asnjë ofertë.

“Do të doja që pasqyrën ta blejë dikush që në të kaluarën është përballur me ndonjë lloj aktiviteti paranormal dhe e di se me çfarë ka të bëjë”, ka shkruar më tej Mrjoiee. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Bukuroshja - Bukuroshi - Fotohumori
Rhian Shemar Qeni i famshëm
Fotohumori
Qeni i famshëm
16
6
Qeni i famshëm
Video Humori

Guximin jo gjithmonë e përcjell suksesi
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2010 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Ilaz Kodra QT Nr.10, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.