Nga burgu drejtonte faqet pornografike

20:01 / 5.12.2012

Policia amerikane ka zbuluar se një 44-vjeçar i burgosur në Ohio, ka drejtuar një biznes pornografik nga qelia me ndihmën e një kompjuteri që e ka pasur aty.

Rasti u zbulua pasi 44-vjeçari u lavdërohej të burgosurve të tjerë se me ndihmën e kompjuterit drejton një klub striptizi dhe fiton shumë para.

Ai është akuzuar edhe për komunikim me tinejxherët, me të cilët ka biseduar rreth drogave dhe përvojave të tij seksuale.

Mediat njoftojnë se i burgosuri kishte fituar 3.7 milionë dollarë nga biznesi me uebfaqet pornografike në internet dhe si këshilltar i klubeve të striptizit.

Ai ishte burgosur për shkak të mospagimit të tatimit dhe fshehjes së pronave, ndërsa janë duke u hetuar edhe zyrtarët e burgut, sepse nuk është e lejuar që të burgosurit të mbajnë kompjuterë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.